www.ofertapune.net Asistent i logjistikes | PunaIme

Asistent i logjistikes

Kompania

KW4W

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30/05/2020

Data e perfundimit

06-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kosova-Women 4 Women ka një mundësi të menjëhershme për poziten Asistent i logjistikes. Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat minimale mund të përcjellin: letër motivimi, CV-në dhe tri referenca në email: [email protected] deri më 09 qershor 2020. Shprehjet e interesit pa informacionin apo dokumentet e kërkuara nuk do të merren në konsideratë.

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE

Asistenti i Logjistikës është përgjegjës për t’i asistuar Menaxherit për Financa dhe Logjistikë duke u siguruar se janë vendosur të gjitha politikat dhe procedurat e logjistikës dhe se ato implementohen saktësisht. Asistenti i Logjistikës sigurohet se sistemet për prokurim, transport, asete, komunikim dhe siguri të zyrës menaxhohen në mënyrë efektive dhe se i gjithë dokumentacioni relevant mirëmbahet me rregull për qëllime të auditimit dhe zyrës. Pergjegjes per logjistike në terren; përfshirë transportimin e materialeve dhe pajisjeve për trajnim në dhe nga vendet e trajnimit.

KUALIFIKIMET:

  • Të paktën diplomë mbi shkollimin e mesëm.
  • Të paktën dy (2) vite përvojë pune relevante, preferohet në sektorin e OJQ-ve.
  • Kualifikime teknike apo certifikatë në fushën si logjistike, prokurim, blerje dhe furnizim janë përparësi shtesë.
  • Aftesi të mira organizative, vëmendje ndaj hollësive dhe aftësi për ta menaxhuar kohën në mënyrë efektive.
  • Aftesi per te shkruar dhe folur mirë gjuhën shqipe; aftesi të gjuhës angleze të dëshirueshme.
  • Njohuri bazë për kërkesat për mirëmbajtjen e automjeteve.
  • Njohuri të mira të rajonit të Kosovës
  • Njohuri ne MS Office (word, excel, etj)
  • Aftesi të mira të komunikimit dhe për të bashkëpunuar me të tjerë
  • Aftësi fizike për të lëvizur mobilje dhe pajisje
  • Patentë shoferi dhe pervojë të shkëlqyer në vozitje.

Kosova-Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor,  paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndonjë status tjetër.