Infermierë (5)
Data e publikimit
21/05/2020
Data e perfundimit
03-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:
SHPALLJA E KONKURSIT
Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Departamenti Shëndetësor i Burgjeve
Titulli i punës: Infermierë, në NJSHB: katër (4) pozita në NJSHB – Dubravë, me afat të pa caktuar; Një (1) pozitë në NJSHB në Mitrovice, me afat të pa caktuar;
Orari i punës: Orar të plotë) 40 orë në javë
Koeficienti: H – 471/1
Mbikëqyrësi: Kryeinfermieri i NJSHB-së
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
- Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e institucionit.
- Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
- Mbikëqyret dhe i raporton Kryeinfermierit te burgut.
- Të jetë e kujdesshme me evidencimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në institucion gjatë ndërrimit të tij/saj. Dosjet ti ruaj me kujdes dhe ti vendos në vendin e vet.
- Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri.
- Të bëjë triazhën e pacientëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme për institucion.
- Të bëjë shpërndarjen e terapisë me kujdes dhe në mënyrë precize sipas përshkrimeve dhe vazhdimisht të mbajë evidencë për marrje ose mosmarrje të terapisë.
- Të jetë syri dhe dora e mjekut në kontakt me pacientin ( të përcjell gjendjen shëndetësore dhe ndikimin e terapisë si dhe aspektin psikologjik dhe ndryshimet në këtë drejtim).
- Të kryej të gjitha shërbimet e parapara me rutinë ose që i urdhërohen nga kryeinfermieri ose mjeku përgjegjës i burgut si dhe të jetë në gjendje të reagojë në mënyrë profesionale gjatë sfidave të reja dhe të pa parapara.
- Të informojë përgjegjësin e vetë për të gjitha aktivitetet rutinë dhe jo rutine që ndodhin gjatë ndërrimit dhe atë me shkrim.
- Asnjëherë mos të mungojë në punë për çfarëdo arsyeje pa e informuar përgjegjësin e vet për shkak të specifikës së punës si dhe çdo herë të jetë i mundur komunikimi me të në rast nevoje.
- Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale njëjtë si në sistemin shëndetësor civil.
- Vazhdimisht të aftësohet në aspektin profesional në raport me zhvillimet në mjekësi dhe të marrë pjesë në mënyrë të obliguar në trajnimet e organizuara në institucion dhe jashtë tij.
- Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit.
- Të jetë i gatshëm që të punoj edhe jashtë orarit në rast të krizave dhe nevojave të jashtëzakonshme të burgut.
- Asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat.
- Çdo mosmarrëveshje dhe raportim ta kryejë përmes kryeinfermierit dhe mjekut përgjegjës të burgut.
Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:
- E domosdoshme përgatitja shkollore për infermieri;
- Licenca për punë, valide;
- Së paku gjashtë muaj përvoje pune profesionale, e dëshmuar.
- Të ketë aftësi profesionale dhe komunikuese.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 20.05.2020 deri 03.06.2020
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276.
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.