Inxhinier i Makinerisë / Operatorë në makinën CNC (2)
Data e publikimit
20/05/2020
Data e perfundimit
02-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kompania DURMISHI SHPK, hap konkurs per:
Inxhinier i Makinerisë / Operatorë në makinën CNC (2 Pozita)
- Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
- Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
- Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpime, grryrje, bluarje dhe të tjera funksione me anë të maqinës.
- Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterikenë mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
- Njohuri në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
- Njohuri në mbikqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
Kualifikimet:
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune si Operator me makina CNC.
- Të jetë së paku student në fakultetin e makinerisë.
- Të ketë njohuri në përdorimin e maqinave CNC.
- Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
- Të ketë patentë shofer, Kategoria B.
Të interesuarit mund të dergojn CV ne email: [email protected] ose lajmërohen ne zyret tona: Magj, Prishtine – Ferizaj, km. 6 (perball City GRILL) ne objektin e kompanise DURMISHI, ose na kontaktoni ne telefonin: 049156601.