Asistent/e i/e Marketingut me Furnitorët
Data e publikimit
22-11-2024
Data e perfundimit
21-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.
ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një: Asistent/e Marketingu me Furnitorët
Si Asistent/e Marketingu me Furnitorët do të keni rol kyç në krijimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me furnitorët për të mbështetur qëllimet e marketingut të kompanisë. Do të jeni përgjegjës për të ideuar, propozuar dhe realizuar aktivitete marketing të kompanise të miratuara nga furnitorët duke përdorur të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit.
Detyra dhe përgjegjësi:
- Njeh gamën e produkteve të IT-së që kompania ofron, si dhe ka gatishmëri të mësoj mbi to, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre;
- Përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve kontraktuale me secilin furnitor, sa i përket pjesës së marketingut;
- Përgatit planet e marketingut me aktivitete të ndryshme, bën ndjekjen dhe ekzekutimin e tyre;
- Menaxhon kërkesat e furnitorëve dhe përgatit materialet për aktivitetet e marketingut, duke i respektuar afatet e caktuara;
- Mban të gjithë korrespodencën me furnitorët ne lidhje me çështjet e fondeve marketing;
- Mbledh dhe analizon feedback-un nga aktivitetet e marketingut me furnitorët për të vlerësuar efektivitetin e tyre;
- Mirëmban rrjetet sociale dhe portalin e kompanisë, duke postuar produkte, njoftime, aktivitete dhe përmbajtje të tjera;
- Përgatit dizajnin për promovimin e produkteve të kompanisë.
Kërkesa për kandidatët:
- Diplomë universitare në Marketing apo fusha të ngjashme, ose të jetë student në vitet e fundit të studimeve;
- 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme në marketing;
- Njohuri të produkteve të IT-së (preferohet);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri të mira të paketës MS Office;
- Njohuri në përdorimin e platformave dhe mjeteve praktike për dizajn dhe marketing;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe menaxhim të mirë të kohës.
Çfarë ofrojmë ne:
- Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
- Sigurim shëndetësor;
- Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-kompani dhe anasjelltas;
- Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë).
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën: [email protected]. me subject: Asistent/e Marketingu me Furnitorët. Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore. Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.